Plenkoviq uron Kurtin, “Kroacia mbështetëse e fortë e Kosovës në rrugën evropiane” - NACIONALE

Plenkoviq uron Kurtin, “Kroacia mbështetëse e fortë e Kosovës në rrugën evropiane”

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Andrej Plenkoviq, udhëheqësi i shtetit kroat, ka uruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes në zgjedhjen e qeverisë së re pas një viti ngërçi institucional.

Plenkoviq shënoi se Kroacia mbetet mbështetëse “e fortë” e Kosovës në rrugëtimin e saj integrues në Bashkimin Evropian.

“Urime Kryeministrit Albin Kurti për sigurimin e një mandati tjetër. Kroacia mbetet një mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, tha Plenkoviq në “X”.

Lajme të ngjashme