Plagosje me armë zjarri pas përleshjes në Prizren
Dy persona u përfshinë në një përleshje në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku njëri mbeti i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, “gjatë incidentit njëri prej të dyshuarve e ka plagosur me armë tjetrin”.
Të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë.
Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë” dhe mbetet nën hetime nga autoritetet.