Plagosja në Gjakovë: Spitali jep detaje për gjendjen shëndetësore për 3 personat e lënduar - NACIONALE

Plagosja në Gjakovë: Spitali jep detaje për gjendjen shëndetësore për 3 personat e lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Gjakovë.

I dyshuari është ende në arrati.

Spitali i Gjakovës ka konfirmuar se dy persona janë duke u trajtuar në Ortopedi me gjendje stabile. Kurse, një tjetër është operuar në shpinë.

Njoftimi:

Gjakovë, 10.03. 2024,

Komunikatë për media nga Spitali i Përgjithshëm Gjakovë

Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit.

Stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional.

Lajme të ngjashme