Plagosja e katër personave në Lupç të Podujevës, 5 persona ndalohen për 48 orë - NACIONALE

Plagosja e katër personave në Lupç të Podujevës, 5 persona ndalohen për 48 orë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për plagosjet dhe lëndimet në Lupç të Podujevës.

Lajmin për Express e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Rreth rastit:

Katër persona janë lënduar, tre janë plagosur me armë zjarri ndërsa një me thikë në Lupç të Podujevës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – ka njoftuar Ahmeti.

Lajme të ngjashme