Plagosja e 3 personave me armë zjarri në Pejë, Policia kërkon ndihmën për kapjen e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim të dyshuarin për “vrasjen në tentativë” në Pjeë, ku u lënduan me armë zjarri tre persona.
I dyshuari është Agron Gashi nga Peja.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 23 maj 2024
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
• Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:
-“ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.