Plagoset një person pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë - NACIONALE

Plagoset një person pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një incident me armë zjarri është raportuar sonte në mbrëmje në rrugën "Rexhep Krasniqi" në Prishtinë, rreth orës 21:00.

Të shtënat kanë rezultuar me plagosjen e një personi, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Qendrën Klinike

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për Nacionale se policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe duke identifikuar një të dyshuar të lidhur me rastin.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje” – tha ai.

Lajme të ngjashme