Plagoset një person në Sllatinë - NACIONALE

Plagoset një person në Sllatinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar se është plagosur një person në Sllatinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmet, ka thënë për Nacionale se rreth orës 04:30 kanë marrë informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresje, për një person të plagosur nga arma e zjarrit.

Ajo ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Sllatinë, ku ka ndodhur ngjarja dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje në tentativë.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë policia është duke punuar në identifikimin e personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të ngjashme