Plagoset një person në Rahovec, arrin t'ia marrë armën sulmuesit e të shkoj në spital - NACIONALE

Plagoset një person në Rahovec, arrin t'ia marrë armën sulmuesit e të shkoj në spital

5 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur me armë zjarri në rrugën regjionale Sarosh–Rahovec, në orët e para të 22 gushtit.

Sipas Policisë, viktima ishte duke udhëtuar me veturë kur një automjet i kishte bërë shenjë me drita. Pasi ishte ndalur, një person kishte shtënë në drejtim të tij, duke e plagosur në pjesën e pasme të kokës, dhe më pas e kishte goditur disa herë me kondak të armës.

Viktima ka arritur t’ia marrë armën të dyshuarit dhe është larguar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Policia ka sekuestruar një pistoletë pa municion, ndërsa rasti po hetohet në koordinim me prokurorin.

Lajme të ngjashme