Plagoset një person në Pejë
Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë.
Sipas raporti të Policisë së Kosoëvs, viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe deri më tani nuk ka të dyshuari.
Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Pejë 22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri,me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.
