Plagoset një person në Mitrovicë të Jugut, policia jep detaje
Në Mitrovicë të Jugut sot është plagosur një person me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar për Kallxo.com se rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Ai ka thënë se i plagosur është i moshës madhore dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.