Plagoset një person në Mitrovicë, dërgohet në spital - NACIONALE

Plagoset një person në Mitrovicë, dërgohet në spital

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Viktima ka pësuar plagë në këmbë nga arma e zjarrit.

“Ju konfirmojmë se në orën 22:25, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ‘Spitali i Përgjithshëm "Dr. Sami Haxhibeqiri"’ në Mitrovicë është paraqitur për trajtim mjekësor emergjent një person i lindur në vitin 1982. Pas ekzaminimeve nga stafi emergjent, është konstatuar lëndim në këmbë i shkaktuar nga arma e zjarrit. Aktualisht, trajtimi mjekësor po vazhdon dhe i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën,” – tha ai.

Lajme të ngjashme