Plagoset një grua në Bresje të Fushë-Kosovës - NACIONALE

Plagoset një grua në Bresje të Fushë-Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është plagosur në Bresje të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për Nacionalen.

Sipas saj, është arrestuar i dyshuari.

"Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor" - thuhet në njoftim.

"Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit" - shtohet më tej.

Nacionale ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes:

Lajme të ngjashme