Plagoset një burrë në Vushtrri pas problemeve për një pronë - NACIONALE

Plagoset një burrë në Vushtrri pas problemeve për një pronë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është plagosur me armë zjarri si shkak i një problemi për pronë në Vushtrri.

Deri të plagosja erdhi pas problemeve për një pronë mes tre personave.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, janë arrestuar dy të dyshuar dhe njëri nga ta është dërguar në mbajtje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.” – thuhet në raport.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Vushtrri 20.02.2024 - 11:30. Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë. Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme