Plagoset një burrë në Pejë, i dyshuari dorëzohet në polici - NACIONALE

Plagoset një burrë në Pejë, i dyshuari dorëzohet në polici

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Pejë.

Në raportin 24 orësh policia ka treguar se i dyshuarit është dorëzuar në polici.

Sipas policisë i plagosur është dërguar për trajtim në spital.

“Rr. Papa Klementi, Pejë 12.09.2025- 15:48. Një mashkull kosovar, ka mbetur i plagosur pasi i njëjti është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe i njëjti më pas është paraqitur në stacion policor. Pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme