Pistë 3.2 kilometra, terminal 22 mijë metra katrorë: Buzhala ndan pamje nga Aeroporti i Vlorës - NACIONALE

Pistë 3.2 kilometra, terminal 22 mijë metra katrorë: Buzhala ndan pamje nga Aeroporti i Vlorës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala ka vizituar Aeroportin e Vlorës, atje ku po bëhen punime dhe ku sipas tij, pas disa javëve do të aterojë aeroplani i parë.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Buzhala ka thënë se pista e këtij aeroporti është e gjatë 3.2 kilometra.

Veç kësaj, ai ka thënë terminali ka hapësirë prej 22 mijë metra katrorë.

“Qikjo është pista e Aeorportit të Vlorës, në këtë pistë ku ka me ateru pas disa javëve aeroplani i parë

A e mani mend verës kur jem kanë, thojshi sbohet kurrë Qitu munet me ateru secili aeroplan, është pista më e gjatë në krejt rajonin e Ballkanit.

Kjo e shndërron jugun e Shqipërisë, ka me kanë një prej destinacioneve më atraktive verore. Është një prej projekteve kryesore që e ka bërë Behgjet Pacolli, Valon Ademi dhe ekipet e tyre.

Terminali është atje, 22 mijë metra katrorë.

Qiky terminal ka kapacitet me i procesu 12 milionë udhëtarë në vit. Aeroporti i Rinasit i ka procesu vitin e kalum 10 milionë, dhe është aeroporti më i madh në Ballkan” – thotë Buzhala.

Video e plotë:

Lajme të ngjashme