“Pishmanli” Abrashi, deputeti i VV-së e fshin statusin ku dukej se e kritikonte “Debat Plus”-in - NACIONALE

“Pishmanli” Abrashi, deputeti i VV-së e fshin statusin ku dukej se e kritikonte “Debat Plus”-in

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Artan Abrashi, deputet i VV-së, pak orë më parë e publikoi një postim, në të cilin dukej se kritikohej emisioni “Debat Plus”, që udhëhiqet nga moderatori Ermal Panduri.

Por tashmë ky status nuk ekziston më, pasi Abrashi e ka fshirë statusi.

Në statusin e tij, Abrashi shkroi në atë formë, që ka lënë të nënkuptohet se po e kritikon pyetjen e Pandurit, i cili e pyeti Mujën se pse 100 euro janë ndarë në formë universal për të gjithë.

Abrashi ka shkruar se të njëjtin persona shesin cinizëm dhe moral në lidhje me 100 euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për pensionistët dhe fëmijët.

“Të njëjtit persona

Kur shesin cinizëm: Këto janë vitra.

Kur shesin moral: Pse biri/bija ime merr 100 euro njëjtë si bija e dikujt që ka pagën shumë të vogël se timen.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme