Pishina e Gërmisë: IKShPK njofton se parametrat mikrobiologjikë nuk kanë plotësuar standardet e ujit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se parametrat mikrobiologjikë nuk kanë plotësuar standardet për ujin e pishinës së Gërmisë.
Kjo është bërë me dije në një njoftim për media, ku thuhet se rezultatet përfundimtare do të publikohen të premten.
“Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njejtën ditë.
Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të persëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025.
Në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së” – thuhet në njoftim.