PIPS publikon ‘Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)’: Vit sfidues Kosovën në arenën ndërkombëtare
Tensionet në veri, acarimi i raporteve me aleatët ndërkombëtarë e sanksionet e BE-së, janë si rezultat i mungesës së dialogut të mirëfilltë Kosovë-Serbi.
Kështu konstatohet në raportin vjetor “Vjetari i Politikës së Jashtme (2023)”, të publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se qëllimi i këtij raporti është të dokumentojë të arriturat, sfidat dhe objektivat strategjike të Kosovës në lidhje me politiken e jashtme.
Jon Krasniqi, menaxheri i projektit në PIPS, tha se ky raport del çdo vit, kësaj radhe ka ofruar një analizë përgjatë vitit 2023 deri më 15 shkurt 2024. Të dhënat përfshijnë deklaratat e qeverisë, angazhimet që i kanë bërë në politikën e jashtme.
“Raporti tregon se ky ka qenë viti më sfidues në politikën e jashtme të Kosovës. Kjo si rast të një procesi apo një shqetësimi që e ka pas Kosova gjatë vitit 2023 në dialogun Kosovë-Serbi, masat sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian gjithashtu edhe disa nga ShBA, tensionet apo incidentet që ndodhen në veri e deri tek sulmi në Banjskë që pastaj u ndërthuren me procesin e dialogut”, tha Krasniqi.
Raporti i plotë KËTU