Pikat kufitare: Pritje më të gjata te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
Qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë sot përmes pikave kufitare të Kosovës duhet të kenë parasysh vonesat e raportuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Merdarë: Pritje 20–30 minuta për hyrje dhe 3–5 minuta për dalje. Në dalje është shënuar kolonë rreth 50 metra.
Bërnjak: Situatë e qetë, me pritje vetëm 3–5 minuta në të dy drejtimet dhe pa kolona.
Jarinjë: Hyrja kërkon 20–30 minuta pritje, ndërsa në dalje 10–15 minuta, por pa kolona të raportuara.
Dheu i Bardhë: Dalja nga Kosova shënon pritje deri në 30 minuta, ndërsa hyrja mbetet e lehtë, vetëm 3–5 minuta.
