“Phuuu”, Zana Avdiu: Krenar me policinë, ama rrogat nuk ua rrisin
Zana Avdiu, analiste e rregullt në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar situatën me Policinë e Kosovës.
Më saktësisht, ajo ka shkruar në lidhje me rrogat e policëve të Kosovës. Sipas Avdiut, pushteti është krenar me policinë, “ama rrogat nuk ua rrisin”.
“Krenare e krenare me policine, ama rrogat nuk ua rrisin. Sigurimet e pensionet, nuk ua rregullojne.
Phuuu, phuu…” – shkroi ajo.