Pezullimi nga Autoriteti i Konkurrencës, Elezi: Që nga 2023-ta, jam duke u përballur me shkelje të drejtave të mia - NACIONALE

Pezullimi nga Autoriteti i Konkurrencës, Elezi: Që nga 2023-ta, jam duke u përballur me shkelje të drejtave të mia

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Komisioni Disiplinor i Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK) ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të Shemsi Elezit, Inspektor Hetimor të Konkurrencës në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Departamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.

Në një reagim në Facebook, Elei e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar.

Elezi tha se që nga viti 2023 po përballet me shkelje të të drejtave të tij si zyrtar publik, pasi ka refuzuar që të lejojë punë jashtëligjshme në institucionin ku punon prej vitit 2012.

Ai akuzon Selajdin Beqën dhe Neime Binaku-Isufin, kryetaren e Autoritetit, për “kapje të institucionit dhe keqpërdorime serioze të detyrës zyrtare” dhe sulm fizik.

Sipas tij, Beqa ka marrë vendime të dëmshme dhe të paligjshme që nga emërimi i tij në fund të vitit 2023, duke formuar e ndërruar komisione disiplinore “me të vetmin qëllim për të më dëmtuar”. Elezi thotë se Komisioni Disiplinor që mori vendimin për pezullim është i paligjshëm, sepse është formuar nga vet Beqa, i cili gjendet në “konflikt të qartë interesi”.

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme