Petkoviq-SHBA-së: Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat ekzekutive - NACIONALE

Petkoviq-SHBA-së: Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat ekzekutive

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq ka deklaruar se serbët kërkojnë themelimin e Asociacionit, me të gjitha kompetencat ekzekutive.

Serbët duan Asociacionin me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë ekzekutive siç është rënë dakord në marrëveshjen e vitit 2013 në Bruksel dhe atë të vitit 2015”, është shprehur Petkoviq.

Ai tutje ka folur edhe rreth deklaratave të zvkryeministrit Besnik Bislimi, të cilat i quajti dezinformata.

“Bislimi ka shkuar aq larg, duke thënë se serbët në veri të Kosovës duan të heqin dorë nga letërnjoftimet dhe targat serbe, por se këtë nuk po e lejon Beogradi zyrtar dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilët gjoja po i shtyjnë në një lloj proteste. E vërteta është se Beogradi zyrtar po lufton ekskluzivisht për paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Petkoviq.

Mbrëmë Bislimi u deklarua se presidenti i Serbisë, Vuçiq qëndron prapa çdo trazire, që ndodhi në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme