Petkoviq niset për Bruksel, thotë se “do të bëjë çmos” për rikthimin e sistemit të pagesave në dinar - NACIONALE

Petkoviq niset për Bruksel, thotë se “do të bëjë çmos” për rikthimin e sistemit të pagesave në dinar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I ashtuquajtur drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovë” në qeverinë serbe, ka njoftuar se ka udhëtuar për në Bruksel në dritën e takimit të thirrur në nivel kryenegociatorësh nga Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Petkoviq, siç e citojnë mediat serbe, thotë se në takimin e nesërm do të zhvillohen bisedimet rreth valutës serbe – tashmë të ndaluar si mjet të ligjshëm pagese në Kosovë – për çka thotë se Serbia “do të bëjë çmoj për të rikthyer sistemin e pagesave” për komunitetin serb të Kosovës.

Veç kësaj, Petkoviq thotë se “temë primare do të jetë Asociacioni i Komunave (të bauara me shumicë) Serbe”.

Lajme të ngjashme