Petkoviq me propagandë, e akuzon Kurtin se ka për qëllim “dëbimin e serbëve” - NACIONALE

Petkoviq me propagandë, e akuzon Kurtin se ka për qëllim “dëbimin e serbëve”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Petar Petkoviq, kryenegociator i Serbisë në kuadër të dialogut me Kosovën në Bruksel, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë disa pretendime të çuditshme.

Në fakt, Petkoviq ka vazhduar me propagandën.

Ai ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova.

“Qëllimi i vetëm i Kurtit është të dëbojë popullin serb nga Kosova duke shkaktuar një fatkeqësi humanitare” – ka shkruar, ndër të tjera, Petkoviq në llogarinë e tij në “X”.

Lajme të ngjashme