Petkoviq: Kosova po e vret dialogun - NACIONALE

Petkoviq: Kosova po e vret dialogun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Prishtina po e vret dialogun dhe se kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, ka refuzuar të diskutojë të gjitha temat të mërkurën në Bruksel, raporton Tanjug.

Kështu ka reaguar ndaj njoftimit të Prishtinës se Beogradi refuzon të pranojë Marrëveshjen Themelore në tërësi, si dhe zbatimin e pjesëve të veçanta, si dhe të “sabotojë procesin” e zgjidhjes së çështjes së të pagjeturve.

“Dje në Bruksel Bislimi refuzoi të diskutojë për personat e zhdukur, Marrëveshjen për vizitat zyrtare e quajti inekzistente, Elektroseverin e quajti kompani jonormale, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së të ZSO-së dhe të gjitha këto i tha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po vret dialogun!”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin social “X”.

Lajme të ngjashme