Petkoviq komenton deklaratat e Kurtit: Po tund armët dhe thërret për luftë
Drejtori i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, në Serbi, Petar Petkoviq, ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të dhënë për Reuters.
Petkoviq, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se një fushatë e sinkronizuar është duke ndodhur kundër serbëve në Kosovë.
Përmes kërij postimi ai i është drejtuar Kurtit, duke thënë se që tund armët dhe thërret për luftë, sulmon dhe akuzon serbët dhe Beogradin.
Kurti ka thënë të mërkurën se tensionet në Veriun e Kosovës mund të përshkallëzohen, rrjedhimisht sipas kreut të ekzekutivit mund të ketë konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ai që tund armët dhe thërret për luftë, sulmon dhe akuzon serbët dhe Beogradin @albinkurti. Ata që janë terreni i krimit, duan të kriminalizojnë serbët në veri @XSvecla. Ata që po shkatërronin manastiret tani duhet t'i mbrojnë @HCeku”, ka thënë Petkoviq në Twitter
На делу је синхронизована кампања против Срба:
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 11, 2022
Онај који звецка оружјем и призива рат, напада и оптужује Србе и Београд @albinkurti
Они који су легло криминала, хоће да криминализују Србе на северу @XSvecla
Они који су рушили манастире, сад би да их чувају @HCeku pic.twitter.com/O84fC8EHFw