Petkoviq: Emisarët e Macron dhe Scholz duan zgjidhje të shpejt për Kosovën - NACIONALE

Petkoviq: Emisarët e Macron dhe Scholz duan zgjidhje të shpejt për Kosovën

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se komuniteti ndërkombëtar dëshiron një zgjidhje të shpejt, të çështjes së Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, dy emisarët e Macron dhe Scholz, kanë propozuar një kornizë të re të bisedimeve në Bruksel.

Ai tha se ngutia e tyre, është shkaku i luftë në Ukrainë, raporton Kosovo-Online.

“Ata nuk mund të lejojnë asnjë konflikt të ri dhe trazira në kontinentin e Evropës. Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimisht dhe ka thënë se, ata duan të hedhin poshtë argumentet e përdorura nga Presidenti Vladimir Putin kur flet për precedentin e Kosovës, për njohjen e vendeve perëndimore në mënyrë për të justifikuar veprimet e tij në Ukrainë. Prandaj presidenti Vuçiq thotë se Serbia është dëm kolateral i konflikteve mes të mëdhenjve dhe të fuqishmëve në botë. Sa më shumë të thuhet për Kosovën në kontekstin e luftës në Ukrainë, aq më keq është për ne”, tha Petkoviq.

Lajme të ngjashme