Arrestimi i serbit: Petkoviq dhe Rakiq nesër me konferencë urgjente për mediat nga Beogradi - NACIONALE

Arrestimi i serbit: Petkoviq dhe Rakiq nesër me konferencë urgjente për mediat nga Beogradi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se nesër do të mbajë konferencë urgjente për media.

Në njoftimin e kësaj zyre bëhet e ditur se në konferencë do të marrë pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ndërsa sipas medias serbe Kossev, konferenca do të nisë nga ora 11:00 në ambientet e Qeverisë së Serbisë në Beograd.

Fjalimi i Petkoviqit vjen pas arrestimit të një serbi nga Policia e Kosovës nën dyshimin se është përgjegjës për djegien e tetë veturave me targa RKS në veri dhe për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Kujtojmë se më herët, kjo zyrë ka njoftuar edhe për një “kryengritje të përgjithshme” në rast se nuk lirohet serbi i arrestuar. Përmes një njoftimi në Facebook, nga Lista Serbe është thënë se “kryengritja” do të bëhet për të "ndaluar represionin e kryeministrit Albin Kurti ndaj qytetarëve të pafajshëm."

Arrestimin e serbit nga kjo parti e kanë cilësuar si "kidnapim nga forcat speciale të Kurtit"

Lajme të ngjashme