Peticion për shkarkim, Hetimi: S’kemi ka shkojmë, nëse mblidhen nënshkrimet do të largohem
Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është treguar i gatshëm të respektojë peticionin e serbëve lokalë për shkarkimin e tij nga posti.
Ai ka bërë me dije se nëse mblidhen nënshkrimet e nevojshme ai do të lëshojë rrugë.
Hetimi, i cili për disa muaj ka qëndruar i izoluar në objektin e komunës së Leposaviqit, ka thënë se më nuk do të konkurrojë për kryetar të kësaj komune.
“Do të punojmë në bazë të ligjeve, s’e kemi problem atë, s’kemi ka shkojmë. Nëse mblidhet nënshkrimi i peticionit s’e kemi problem hiq, largohemi normal. Nuk besojë se do të konkurrojë më”, ka thënë Hetemi për “Indeksonline”.