Petër Shalës i refuzohet kërkesa nga Specialja për mosparaqitje ose shtyrje të seancës - NACIONALE

Petër Shalës i refuzohet kërkesa nga Specialja për mosparaqitje ose shtyrje të seancës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e Speciales, ku u bë e ditur se Trupi Gjykues ka konstatuar se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores.

“Më 22 nëntor, Trupi Gjykues I refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës. Trupi Gjykues konstatoi se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores”.

“Trupi Gjykues konstatoi se argumenti i Mbrojtjes, duke cituar vizitat e planifikuara të Shalës si rrethana të jashtëzakonshme, nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij apo shtyrjen e seancës. Megjithatë, bazuar në kohëzgjatjen e shkurtër të parashikuar të seancës gjyqësore, Trupi Gjykues udhëzoi Zyrën Administrative që të lehtësojë organizimin e vizitave të Shalës në atë ditë për aq sa është e mundshme.” – thuhet në njoftim nga Specialja, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme