Pesë vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, Kurti me VV-në shkojnë në vizitë te familja - NACIONALE

Pesë vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, Kurti me VV-në shkojnë në vizitë te familja

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë vite nga arrestimi i Rexhep Selimit, ish-Kryetar i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje, kreu i partisë së tij, Albin Kurti, ishte në vizitë te familja e vet.

Në një komunikatë për media, VV shkroi se “Rexhep Selimi na mungon”

Postimi i plotë:

Sot bëhen pesë vjet që deputeti ynë, Rexhep Selimi, po mbahet padrejtësisht në paraburgim në Hagë.

Që nga viti 2010, kur Lëvizja jonë mori pjesë për herë të parë në zgjedhje, Rexhep Selimi ka qenë gjithmonë ndër fitimtarët, ndër çlirimtarët, një prej zërave më të fuqishëm e më të drejtë të përfaqësimit tonë politik.

Sot, Kryeministri Kurti, bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sekretarin organizativ, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-lufëtarja e UÇK-së, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Rexhep Selimi na mungon. Shpresojmë dhe kërkojmë që ai të lirohet sa më parë, të kthehet në mesin tonë dhe të vazhdojë punën për vendin që e deshi e për të cilin dha gjithçka.

Lajme të ngjashme