Pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar nga zjarret në natyrë në Turqi - NACIONALE

Pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar nga zjarret në natyrë në Turqi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë lënduar, dhjetë prej tyre seriozisht, nga zjarret në natyrë në Turqi, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

“Pesë njerëz e humbën jetën e 44 njerëz u lënduan, dhjetë prej tyre seriozisht, në zjarrin që ndodhi në lagjen Koksalan dhe në fshatin Yazcici të distriktit Cinar në Diarbakir dhe në fshatrat Yucebag e Yetkinler të distriktit Mazidagi të Mardinit” – shkroi ministri turk në rrjetin X.

“Ne humbëm tri jetë në Diyarbakir dhe dy në Mardin. Për shkak të incidentin, 35 autoambulanca dhe shtatë ekipe u angazhuan. Lutem për mëshirën e Zotit për ata që e humbën jetën dhe u uroj shërim të lënduarve” – shtoi ai.

Për zjarre në natyrë raportohet edhe në Greqi. Një zjarr i madh po luftohej nga zjarrfikësit të mërkurën afër kryeqytetit Athinë.

Lajme të ngjashme