Pesë të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes tri veturave - NACIONALE

Pesë të lënduar nga një aksident në Ferizaj mes tri veturave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku me përfshirjen e tre veturave ka ndodhur në Ferizaj, duke lënduar pesë persona.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 18:15, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, pranë nënkalimit.

Rastin për Nacionalen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për këtë rajon, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt për trajtim mjekësor.

“Me datën 16.11.2024 rreth orës 18:15 në rrugën ”Ahmet Kaçiku” në Ferizaj në afërsi të nënkalimit ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor , ku janë përfshirë tri vetura. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në vetura, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Veseli.

Lajme të ngjashme