Pesë të arrestuar për tentim vjedhje të një artarie në Kaçanik - NACIONALE

Pesë të arrestuar për tentim vjedhje të një artarie në Kaçanik

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kaçanikut arrestoi pesë persona gjatë natës së 1 shkurtit për tentim vjedhjeje të rëndë.

Dy shtetas Serbisë, M.M. (36) dhe D.T. (35), u kapën në flagrancë duke u përpjekur të thyenin dritaren e një artarie në rrugën "Ismail Raka".

Një patrullë tjetër ndaloi tre kosovarë – L.M. (48), B.H. (42) dhe R.F. (28) – në një veturë me targa vendore.

Tek të dyshuarit u gjetën mjete përdorimi: shufër metalike, dana, çelësa, kaçavida, skalper dhe doreza.

Gjatë kontrollit u zbuluan edhe çelësat e një VW Caddy të parkuar pranë vendit të ngjarjes.

Dy të arrestuarve kanë pranuar përfshirjen në rast. Të pestëve u është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Lajme të ngjashme