Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona dhe një tjetër ëshë në kërkim si pasojë e përdormit të dhunës në familje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dy të arrestuar janë në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj femrave. Ndërsa, një tjetër i arrestuar është në Suharekë, pasi i njëjti poashtu ka sulmuar një femër.
Një i arrestuar është edhe në Gjakovë pasiqë kishte kanosur një femër.
Në anën tjetër, policia njofton se është në kërkim të një personi në Prizren pasiqë i njëjti kishte sulmuar fizikisht një femër ndërkohë që e njëjta kishtë pranuar tretman mjekësorë pasiqë kishte pësuar lënime.
“Prishtinë 15.11.2022-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore. Prishtinë 15.11.2022-21:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Suharekë 15.11.2022-16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Prizren 15.11.2022-22:20 Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me të dyshuarin mashkull kosovar ishte sulmuar fizikisht nga ai. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari në kërkim policor. Gjakovë 15.11.2022-20:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.