Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë brenda 24 orëve.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
· Podujevë 15.09.2025 – 14:00. Viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Raportohet se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole. I dyshuari gjendet në arrati.
· Graqanicë 11-16.09.2025 – 12:00. Më 16.09.2025 viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar qe një kohë është duke ushtruar dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë 16.09.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 15.09.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE /SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Vushtrri 16.09.2025 – 20:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar nënën e saj. Po ashtu gjatë arrestimit e dyshuara e ka lënduar një zyrtare policore. Viktima dhe e dyshuara kanë pranuar trajtim mjekësor. Po ashtu trajtim mjekësor ka pranuar edhe zyrtarja policore. Pas inicimit të rastit viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.