Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve janë raportuar në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimet:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 21.07.2024- 12:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte shkaktuar dhunë psiqike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

· Çagllavicë, 15-20.07.2024, NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 21.07.2024 - 07:49. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi që ndërlidhën me rastin, mirëpo nuk ështe gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 21.07.2024, 18:00. I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.


DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jugu 21.07.2024, 16:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme