Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë / 28.09.2025 – 10:25. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, kanë sulmuar njëri tjetrin personat kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Prishtinë / 28.09.2025 – 17:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara shtetase e huaj pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete i ka dëmtuar kompjuterin dhe tavolinën e punës. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Fushë Kosovë / 28.09.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Podujevë / 28.09.2025 – 16:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri / 28.09.2025 – 22:02. Eshte arrestuar një person i dyshuar pasiqe I njejti dyshohet se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit I njejti është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme