Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë - NACIONALE

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raportin 24 orësh të Poicisë, rastet kanë ndodhur në Podujevë, Fushë Kosovë, Gjilan, Ferizaj, dhe Rahovec. Nga këto raste janë arrestuar 4 persona.

Siç njofton policia, në Podujevë një person ka sulmuar fizikisht një grua. Gjatë kontrollit të policisë të njëjtit i janë gjetur dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. I njëjti është arrestuar.

Në anën tjetër, edhe në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona pasi pas një mosmarrëveshje janë përleshur. Të njëjtit janë arrestuar.

Në Gjilan një burrë ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në Ferizaj është arrestuar një femër pasi e njëjta ka tentuar të sulmoj një tjetër. E njëjta është arrestuar. Edhe në Rahovec është arrestuar një person pasi që ka shkaktuar dhunë psiqike një femre. I njëjti është arrestuar.

Podujevë 02.12.2022 – 18:55. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Fushë Kosovë 03.12.2022, 19:16. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar, një femër kosovare dhe një mashkull kosovar janë përleshur në mes vete dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.Gjilan 02.12.2012 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.Ferizaj 03.12.2022 – 20:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmojë viktimën femër kosovare. E njëjta pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Rahovec 03.12.2022 – 01:00. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka shkaktuar dhunë psiqike viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme