Pesë punëtorë kosovarë ofendohen në gjuhën serbe në baza nacionale nga një person në Zubin Potok - NACIONALE

Pesë punëtorë kosovarë ofendohen në gjuhën serbe në baza nacionale nga një person në Zubin Potok

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pesë punëtorë kosovarë derisa po punonin, janë fyer në baza nacionale në gjuhën serbe nga një person i panjohur në Zubin Potok.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është larguar dhe rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë i PK-së:

NXITJE E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT

Zubin Potok 22.08.2022 – 17:20. Raportohet se pesë punëtorë kosovarë deri sa ishin duke kryer disa punime të një kompanie private, një person i pa njohur në gjuhën serbe ka ofenduar në baza nacionale dhe më pas është larguar. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme