Pesë persona të lënduar nga aksidenti në lagjen "Dardania" në Prishtinë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidenti që ndodhi sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë perosna.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
