Pesë marrëveshje ndërkombëtare në rend dite, Kuvendi i Kosovës sërish mblidhet sot
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet serish sot.
Në seancën që është thirrur për në ora 15:00, do të shqyrtojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare.
Njëra nga këto marrëveshje është ajo për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrushmërinë dhe Rritjen e Gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.