Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri
90 studentë të Akademisë së Forcave të Armatosura, pesë prej të cilëve nga Kosova u diplomuan këtë të martë, më 29 korrik.
Ceremonia e diplomimit të studentëve të FA-ve u zhvillua në kompleksin e ri sportiv të garnizonit “Skënderbej” në Tiranë, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
“Më lejoni të them që është një nder i veçantë që të jem pranë jush sot, sepse është një moment i thellë krenarie institucionale, sepse sa herë një brez vesh uniformën, shteti shqiptar rifillon, forcohet, përtërihet. Kjo nuk është thjesht një ditë gëzimi, por një ditë dëshmie se rruga e duhur sado e vështirë mbetet rruga që formon njerëz të vërtetë.
Pjesë e ceremonisë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ishte edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij, Vengu, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.