Përvjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Në Hagë po mbahet peng lufta për liri dhe për dinjitet njerëzor e kombëtar - NACIONALE

Përvjetori i arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Në Hagë po mbahet peng lufta për liri dhe për dinjitet njerëzor e kombëtar

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar se me mbajtjen në paraburgim në ish-krerëve të UÇK-së po mbahet peng një pjesë e historisë së Kosovës.

Në 5-vjetorin e burgosjes së tyre, ajo ka shkruar se në Hagë po mbahet peng lufta e Kosovës për liri, për dinjitet njerëzor e kombëtar.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ata nuk janë vetëm individë.

“Sot bëhen pesë vjet nga burgosja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në Hagë, ata nuk janë individë. Nuk janë vetëm emra. Atje po mbahet peng një pjesë e historisë sonë. Atje po mbahet peng lufta jonë për liri, për dinjitet njerëzor e kombëtar. Atje, një epokë e tërë është vënë para gjyqit. Por si gjithmonë, ata po qëndrojnë krenarë, të qetë, të pathyeshëm. Ashtu si dikur në male, sot në qeli. Me të njëjtën besë, me të njëjtën dashuri për atdheun. Ata nuk po mbrojnë veten, po mbrojnë historinë tonë. Po mbrojnë të vërtetën, gjakun, dhe sakrificën e një populli që nuk u gjunjëzua kurrë”, ka shkruar ajo, duke u shprehur optimiste se shumë shpejt ata do të lirohen.

“Pa mllef. Pa inate. Pa hatermbetje. Vetëm me dinjitet, siç u takon atyre që i dhanë kuptim fjalës liri. Shihemi shpejt në Kosovë, luftëtarë. Sepse e drejta mund të vonojë, por nuk humb kurrë rrugën”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme