Përvetësoi mbi 150 mije euro, policia arreston një person në Prizren - NACIONALE

Përvetësoi mbi 150 mije euro, policia arreston një person në Prizren

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi i njëjti dyshohet se e keqpërdori detyrën zyrtare.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se i dyshuar për dy vite në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar mbi 150 mije euro.

“Prizren / 01.01.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme