Përveç tjerash Haxhiu s'e din as rolin e Adnan Rrustemit për reformën në drejtësi, ky i fundit i ndërhyn
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, derisa po flet në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, krejt e çakorduar duke përgjithsuar e duke hedhur vrerë mbi gjyqsorin e opozitën, ia mësyri t’a specifikoj temën.
Me t’ia filluar shpjegimit të saj për Vettingun në drejtësi. Ajo iu referua deputetit Adnan Rrustemi, si udhëeqës i këtyre punimeve, me titullin kryetar, derisa dukej e pasigurt në atë që po thoshte.
Rrustemi i ndërhyri me fjalët: “jo, jo s’jam kryetar, zëvendës kam qenë”. “paskam mendu se ti”- ia ktheu ministrja.
Haxhiu, pas kësaj e ktheu përsëri diskursin në përgjithësime, filloi të flas për zajednicën.