Përurimi i memorialit të daljes publike të UÇK-së, Lushataku: Nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme
Sami Lushataku, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, është shprehur i gëzuar për zbulimin e memorialit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Laushë të Skenderajit.
Ai ka bërë me dije se ky memorial është një kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë, por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme.
“Më 28 Nëntor 1997, Llausha u bë dëshmitare e një momenti që ndryshoi historinë: dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një thirrje për liri dhe një betim për atdhe, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari. Po sot në Llaushë, pas 27 vitesh, e zbuluam memorialin e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky memorial është një kujtesë e përjetshme e sakrificës dhe guximit të atyre që zgjodhën të jetojnë por dhe të vdesin për lirinë e Kosovës. Nga kjo ditë, rruga drejt çlirimit u bë e pandalshme. Lavdi UÇK-së dhe heronjve të saj!”, ka shkruar Lushtaku.