Përtej 7.500 euro në muaj, Gani Jakupit i paguhen edhe hoteli dhe udhëtimet
Paga e një artisti mediokër të kontraktuar nga Ambasada e Kosovës në Belgjik, Gani Jakupit, që kap shifrën dej në 7 mijë e 500 euro del që nuk është e gjitha.
Në kontratën e tij që ka publikuar “Kallxo.com” Gani Jakupit – përveç pagës enorme dhe që s’ia sheh sytë kush në vend – i paguhen edhe shpenzimet e udhëtimeve dhe hotelit.
“Ambasada në Belgjikë e udhëhequr nga Agron Bajrami, i paguan konsulentit shpenzimet e arsyeshme të udhëtimit dhe hotelit lidhur me ofrimin e shërbimeve të kontraktuara nga palët”, raportoi Kallxo që publikoi edhe kontratën.