Personi që shqeu Kuranin në Prizren ndalohet për 48 orë, Prokuroria tregon veprën për të cilën dyshohet - NACIONALE

Personi që shqeu Kuranin në Prizren ndalohet për 48 orë, Prokuroria tregon veprën për të cilën dyshohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, ka bërë me dije se personi që shqeu Kuranin në Prizren është ndalur për 48 orë.

Ajo ka treguar veprat për të cilat dyshohet personi në fjalë.

Sipas saj, personi me inicialet I.P dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur konfirmoj se me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar një person me inicialet I.P. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale – Nxitja e përçarjes dhe mos durimit, e sanksionuar me nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë fazë ky është i gjithë informacioni që mund të bëhet publik”, ka thënë Kozmaqi për “Telegraf”.

Lajme të ngjashme