Personi që shkeli flamurin shtetëror të Kosovës nuk procedohet penalisht, Maliqi: AKI me gjasë në pushim vjetor - NACIONALE

Personi që shkeli flamurin shtetëror të Kosovës nuk procedohet penalisht, Maliqi: AKI me gjasë në pushim vjetor

1 vit më parë

nga NACIONALE

I riu nga Tirana që dje përdhoshi flamurit shtetëror të Kosovës – duke e shkelur me dy këmbë midis Prishtinës – nuk është proceduar penalisht, por veç si “kundërvajtje”.

Ndaj kësaj ka reaguar studiuesi Agon Maliqi.

“Tash, llogariteni ju se kush do ta përdorë këtë kontradiktë për të argumentuar ndërkombëtarisht se serbët po diskriminohen”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Prokuroria nuk ngre aktakuzë ndaj personit të dyshimtë nga Shqipëria që e përdhosi flamurin e Kosovës. Por ka ngritur aktakuza ndaj serbëve për Vidovdan për vepra të ngjashme. Tash, llogariteni ju se kush do ta përdorë këtë kontradiktë për të argumentuar ndërkombëtarisht se serbët po diskriminohen.

Futeni në këtë pako mendimi edhe Mickey Mouse “Peshkopin” Xhufka nga Elbasani që po uzurpon kisha, edhe besoj filmin dhe regjisorin e keni të qartë. AKI me gjasë ndodhet në pushim vjetor ose nuk po sheh përtej agjendave partiake të krerëve të saj.

Lajme të ngjashme